Bilanci i përkohshëm nga tërmeti që goditi dje jugperëndimin e Japonisë arriti në 19 persona, ndërkohë që nga tërmeti i pardjeshëm u regjistruan 10 të tjerë, njoftuan sot autoritetet lokale.

“Të paktën 29 persona kanë humbur jetën deri tani”, tha Mariko Kuramitsu, funksionar në prefekturën e Kumamotos.

Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë të shkallës Rihter goditi dje jugperëndimin e Japonisë, pas atij te se premtes me magnitude 6.4.

Autoritetet iu drejtuan thirrje qytetarëve nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale për të mos u afruar në brigjet e detit dhe për t’u larguar nga ndërtesat e dëmtuara nga lëkundjet e tokës.

Nderkohe mediat kane sjelle dhe imazhet me te fundit nga termeti ne Japoni. Ura, fshatra dhe kodra teresisht te rrenuara pas lekundjeve te fuqishme shfaqen ne keto foto.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: