Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut në rajonet Noto dhe Suzu të prefekturës Ishikawa në perëndim të Japonisë.
Sipas lajmit të transmetuesit publik japonez NHK, në rajonet Noto dhe Suzu kanë ndodhur përmbytje dhe rrëshqitje dheu pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.
Zyrtarët njoftuan se si pasojë kanë humbur jetën nëntë persona, ndërsa tetë persona llogariten të zhdukur.
Duke theksuar se shumë njerëz janë të bllokuar në rajon, zyrtarët treguan se po vazhdojnë përpjekjet për evakuimin e këtyre personave.