JAPONI

I sapolinduri më i vogël në botë ia doli, bebja i lindur në Japoni në javën e 24, i cili peshonte 268 gramë, një rekord botëror. Pas pesë muajsh të kaluara në inkubator në universitetin e Keio, fëmija kthehet në shtëpi, në shëndet të mirë, pasi arriti peshën e 3.2 kilogramëve, 12 herë më e madhe se pesha e tij fillestare.


Fëmija lindi në gusht, pas një lindjeje çezariane në urgjencë. Ishte kaq i vogël sa shumë druheshin që nuk do arrinte të mbijetonte. Por me kujdesin e mjekëve në spital, arriti më në fund të kthehej në shtëpi.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Kjo  tregon se edhe fëmijët më të vegjël mund të bëhen të shëndetshëm.”,-komenton i kënaqur i pari i spitalit, Takeshi Arimitsu, në ‘The Japan Times’.


“Jam e lumtur që u rrit kaq shumë, nuk isha e sigurtë që mund t’ja dilte.”-tha e ëma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb