JAPONI-Kanë mjaftuar vetëm 48 orë për të rregulluar gropën gjigande (15 metra e thellë dhe 30 e gjerë), që u hap në Futuoka, në jug të Japonisë, në 8 nëntor, një rrugë me pesë korsi në zemër të qytetit.

Gropa rrezikonte të shembte edhe godinat rreth saj. Në vetëm dy ditë punëtorët kanë arritur të rregullojnë rrugën, e cila tani është hapur për trafikun dhe këmbësorët.

Në punët e bëra për rregullimin e kësaj grope gjigande, janë përfshirë kanalizimet, semafori dhe dritat e dëmtuara.

Incidenti shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike, furnizimin me gaz dhe ujë të zonës, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Shembja e rrugës mendohet se ka ardhur nga punimet që po bëhen për metronë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb