JAPONI- Një shef kuzhine në Japoni ka shkruar një libër të tërë me titullin “Receta me prezervativë që dua të gatuaj për ty”. Bëhet fjalë për një sërë pjatash që përdorin prezervativët për të mbështjellë përbërësit ushqimorë të një pjate, duke shfrytëzuar faktin që janë rezistentë dhe elastikë.

Në librin e shkruar nga Kyosuke Kagami mund të gjesh shumë receta me prezervativë, si pjata të kripura ashtu edhe të ëmbla.

Qëllimi pse është shkruar libri, sipas autorit, është të promovojë seksin e sigurt duke qënë se Japonia është ndër vendet me përdorim të pakët të masave mbrojtëse. Sipas disa statistikave, burrat japonezë janë ata që përdorin më pak prezervativë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb