Ministri japonez përgjegjës për sigurinë informatike ka pranuar që nuk ka përdorur asnjëherë në jetën e tij një kompjuter dhe që nuk e di se çfare është një Usb.

Gjatë një seance parlamentare Yoshitaka Sakurada, 68 vjeç, që mbulon edhe ministrinë e Lojërave Olimpike Tokio 2020 pranoi se që prej moshës 25 vjeç, gjithmonë është ndihmuar nga punonjësit e tij apo sekretarët dhe kurrë s’ka përdorur një kompjuter.

Pyetjes së bërë nga opozita se si mundet një funksionar të parandalojë hakerimet për Lojërat Olimpike nëse vetë drejtuesi nuk di të përdor një Pc, Sakurada i është përgjigjur që e gjithë makina qeveritare dhe zyra e tij arrijnë të menaxhojnë situatën siç duhet.

Ai gjithashtu u tregua si i përhumbur teksa e pyetën nëse çelësat USB ishin përdorur në centralet bërthamore.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb