JAPONI-Një roje e kopshtit zoologjik të Kagoshima, në jug-perëndim të Japonisë, është vrarë nga një tigër i bardhë në brendësi të një kafazi. Trupi i rojes, një 40 vjeçar, është gjetur nga një tjetër koleg me plagë të rënda në fyt dhe kur është dërguar në spital ka humbur jetën.


Veterinerët e strukturës kanë përdorur qetësues për ekzemplarin tigër mashkull, që është i gjatë 1.8 metra dhe peshon 180 kg.


Autoritete kanë thënë që kafsha duhej të lëvizej nga vendi ku ishte i ekspozuar për publikun dhe të vendosej në një vend më të qetë dhe për momentin nuk është e qartë nëse roja ka ndjekur procedurat e nevojshme që pengojnë hyrjen e personelit në kafaz përpara spostimit të kafshës.


Kopshti zoologjik i Kagoshimas është inauguruar në 1972 dhe menaxhohet nga një agjenci publike. Në kopsht jetojnë rreth 4 ekzemplarë tigrash të bardhë.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri