Kompania Toyota Motor ka rënë dakord të investojë 600 milionë dollarë në aplikacionin kinez, Didi Chuxing (DiDi), si dhe zhvillimin e një ndërmarrjeje të përbashkët me të për të zgjeruar bashkëpunimin e tyre.

Toyota tha në një deklaratë se të dy kompanitë do të ngrinin sipërmarrjen e përbashkët me partneritetin lokal të makinave japoneze me Guangzhou Automobile Group për shërbime të lidhura me automjetet për drejtuesit e motoçikletave.

”Duke krijuar biznese më të efektshme dhe me cilësi të lartë, të dy kompanitë do të ofrojnë shërbime të mobilitetit që kontribuojnë në shoqërinë kineze,” deklaroi kompania.

“Duke parë përpara, ne do të punojmë me DiDi për të zhvilluar shërbime që janë më tërheqëse, të sigurta dhe të leverdisshme për klientët tanë në Kinë”, tha Shigeki Tomoyama, zëvendëspresident ekzekutiv i Toyotas.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb