Shoqëria Tokyo Electric Poëer, që operon në stacionin nuklear japonez të Fukushimës, e dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe cunami i marsit 2011, do të hedhë në Oqeanin Paqësor të gjithë ujit radioaktiv.

Lajmin e bën me dije ministri i mjedisit Yoshiaki Harada, që thekson që kjo është e vetmja mundësi e mundshme.

Pas tërmetit shkatërrues Tepco ruajti më shumë se një milion ton ujë të kontaminuar nga kanalet ftohëse të reaktorit në zonat e destinuara për rezerva në uzinë dhe tani nuk ka më hapësirë për të mbajtur më shumë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb