Pas dështimit të lëshimit të planifikuar dy javë më parë për shkak të shpërthimit të zjarrit, Japonia dërgoi me sukses raketën pa pilot në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Mitsubishi Heavy Industries Ltd nisi raketën H-2B që transportonte anijen e Agjencisë së Kërkimeve të Hapësirës Ajrore të Japonisë “Kounotori 8” nga Qendra Hapësinore Tanegashima në provincën Kagoshima në jugperëndim të Japonisë rreth orës 01.05 pas mesnate sipas orës lokale (16:05 sipas GMT), raportoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Më 11 shtator, zjarri kishte shpërthyer në platformën e lëshimit të raketës, disa orë para lançimit, i cili më pas u pezullua.

Anija kozmike “Kounotori 8” ose “lejleku i bardhë” do të dërgojë rreth 5.3 ton furnizime për astronautët në ISS, përfshirë ushqime dhe ujë, si dhe bateritë dhe pajisjet e nevojshme për eksperimente.

Hetimet përcaktuan se flakët, të cilat shpërthyen rreth 3 orë para lançimit, u shkaktuan nga niveli i lartë i oksigjenit të lëngshëm të ftohësit të motorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb