Japonia zhvilloi sot një ceremoni në përkujtim të 30 vjetorit të sundimit të perandorit Akihito, i cili synon të abdikojë në prill duke qenë perandori i parë që kryen këtë veprim në gati dy shekuj.

Perandori 85-vjeçar ishte i pranishëm në ceremoninë që u zhvillua në Teatrin Kombëtar, duke shprehur mirënjohje për “njerëzit për të cilët krenohem dhe për të cilët gëzohem që jam simbol i shtetit dhe i civilizimit të këtij vendi të ndërtuar për një periudhë të gjatë”.

Akihito hipi në fronin “Chrysanthemum” (froni i Perandorisë Japoneze) në 7 janar 1090, pas vdekjes së babait të tij, perandorit Hirohito, në emër të të cilit Japonia luftoi në Luftën e Dytë Botërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb