Japonia po merr në konsideratë faktin për tu tërhequr nga Komisioni ndërkombëtar i gjuetisë, (Iwc), me objektivin për të filluar sërish gjuetinë e balenave për qëllime tregtare.

Lajmin e kanë të ditur burime nga qeveria duke shpjeguar, që edhe nëse Japonia e finalizon braktisjen nga komisioni, anijet e saj nuk do të arrijnë kurrë në Atlantik, por gjuetia do të përqendrohet vetëm në ujërat japoneze dhe në zonat e saj ekskluzive.

Vendimi final do të njoftohet brenda këtij viti dhe vjen pas dekada konfliktesh dhe debatesh brenda komisionit, me kritika të ashpra nga vendet që janë kundër gjuetisë së balenave, në mënyrë të veçantë Europa, Australia dhe Zelanda e re.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: