JAPONI – Miliona japonezë janë duke votuar në zgjedhjet e parakohshme që ka thirrur kryeministri Shinzo Abe, për të zgjedhur deputetët për Dhomën e Ulët të Parlamentit të Japonisë.

Sondazhet e fundit kanë treguar se koalicioni i kryeministrit Abe ka gjasa të fitojë shumicën, edhe pse popullariteti i tij ka rënë.

Abe është zgjedhur në vitin 2012 dhe është përpjekur për të ringjallur ekonominë. Por, pas një rritjeje fillestare, Japonia ka rënë përsëri në recesion në gjysmën e dytë të këtij viti.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: