Qeveria zotohet gjithashtu të paguajë kostot e udhëtimit të grave të pamartuara në evente ‘njohjesh të reja’ jashtë qytetit.

Kjo është iniciativa e re e zyrtarëve në Japoni për të nxitur gratë e pamartuara të zhvendosen nga Tokio drejt zonave rurale për t’u martuar, me objektiv shtimin e popullatës së femrave në zonat rurale.

Qeveria beson se kjo masë mund të ndalojë tendencën e grave të reja që qëndrojnë në Tokio për punë ose arsim, që ka zvogëluar ndjeshëm numrin e tyre në fshatra ose qyteza te vogla periferike.

Qeveritarët do të paguanin gjithashtu kostot e udhëtimit drejt eventeve të njohjeve të reja, sipas rrjetit vendas The Japan Times.

Statistikat e 2020 në 47 prefektuarat e Japonisë tregojnë se numri grave të pamartuara të moshës 15 deri në 49 vjeç është rreth 9.1 milionë. Kjo është rreth 20 përqind më pak se 11.1 milionë burra të pamartuar për të njëjtën kategori, ndërsa në disa prefektuara boshllëku arrin deri në 30 përqind.

Vitet e fundit gratë që vinin në Tokio e rrethinat e tij për punë ose studim, nuk ktheheshin më në zonat rurale dhe kjo ulte ndjeshëm numrin e grave atje, shkruan The Independent.

Iniciativa e re është një shtesë e programit të subvencioneve që arrin deri në $7,000 për t’u zhvendosur nga 23 zonat administrative të Tokios.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb