NGA ZONJA VJOLLCA*

Gjethe rrushi

3 tufa lëpjetë

3 tufa labot

1 ½ tufa qepë të njoma

1 tufë koper

1 tufë majdanoz

½ tufë nenexhik

150 gr oriz

120 ml vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

10 kokrra kumbulla jeshile

Fillimisht lajmë dhe pastrojmë gjethet e rrushit, i vendosim në ujë të vluar për 5 minuta. Ndërkohë grijmë hollë të gjitha barishtet dhe i vendosim në një tas. Qepët i grijmë dhe i shtypim fort me kripë derisa të zbuten, më pas i përziejmë së bashku me barishtet. Shtojmë dhe erëzat e grira hollë, kripën, piperin, orizin dhe 3 lugë gjelle vaj ulliri. I trazojmë mirë dhe fillojmë të mbushim japrakët duke vendosur gjethen në pëllëmbën e dorës, një lugë mbushje, palosim fillimisht anët më pas e rrotullojmë në formë roleje. Kështu vazhdojmë me të gjitha gjethet e rrushit. I vendosim japrakët në një tenxhere ku fillimisht kemi shtruar disa gjethe rrushi. Japrakët i vendosim njëra pas tjetrës duke vendosur edhe disa kokrra kumbulla që ato të marrin nga athtësia e tyre. Shtojmë në tenxhere vajin e mbetur rreth dy filxhanë kafeje, e mbulojmë përsëri me gjethe rrushi dhe shtojmë ujë të nxehtë baraz me nivelin e japrakëve. I vendosim një pjatë përsipër dhe i lëmë të gatuhen për 20-25 minuta.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb