Keidi Bare ka pësuar dëmtim dhe mund të jetë jashtë fushave për gjashtë jave. Nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventura e mesfushorit shqiptar te Zaragoza në La Liga 2.  27-vjeçari u impenjua në katër ndeshjet e para të kampionatit, ku dhuroi edhe një asist.

Në këto kushte, Bare nuk do të mund të kontribuojë për kombëtaren, për ndeshjet e tetorit.

Futbollisti gjatë karrierës së tij ka luajtur për Atletico Madrid B, Malaga dhe Espanyol.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb