Lajm i keq për Real Madrid. Ylli francez Kylian Mbappe do të mungojë për të paktën 3 javë për shkak të një dëmtimi. Ka qenë klubi kampion i Europës që ka konfirmuar gjithçka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Mbappe u largua nga fusha përpara kohe në ndeshjen ndaj Alaves, duke shqetësuar jo pak stafin e Los Blancos. Për shkak të këtij dëmtimi, Mbappe do rikthehet në fushë vetëm pas ndeshjeve të kombëtareve në tetor.

Pas analizave që i janë bërë sot lojtarit tonë Kylian Mbappé, rezulton se kemi të bëjmë me një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë” – shkruan Real Madrid. 25-vjeçari ka shënuar 5 gola në 7 ndeshje.

 


(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb