Edon Zhegrova nuk luan prej muajsh për shkak dëmtimi, teksa kjo situatë ka shqetësuar stafin e Lille. Për këtë temë ka folur së fundmi trajneri i ekipit francez, Bruno Genesio.

“Është vështirë t’u them më shumë se që di. Ai stërviti me ne të mërkurën, por nuk është ndier 100 për qind i gatshëm për të nisur me stërvitje të rregullta dhe më pas të konkurrojë për ndeshje kampionati.

Është situatë e vështirë për ne, por sidomos për të. Është diçka e vështirë për të përballuar. Nuk e ka pranuar mirë. Nuk është në gjendjen më të mirë psikologjike”, ka thënë Bruno Genesio.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb