PSG fitoi Superkupën e Francës, pasi mundi 1-0 Monacon. Asensio, ndryshe nga Skriniar dhe Kolo Muani, u thirr për ndeshjen por trajneri i parisienëve, Luis Enrique nuk e nxorri as në nxehmje.

Mesazh mjaft i qartë nga tekniku, që i lë të kuptojë Asensios se është sulmues i pestë.

Shumë ekipi janë të interesuar për lojtarin, por një pengesë është sigurisht paga e tij. Asensio ka luajtur në kampionat 11 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb