Përmes Shoqatës së Futbollistëve Italianë, Mario Rui ka kërkuar që të rikthehet në grup te Napoli. Pas ardhjes së Contes, klubi napolitan vendosi që mbrojtësi spanjoll të mos ishte më pjesë e projektit, duke mos u aktivizuar kështu dot me skuadrën.

Gjithsesi, Rui nuk ka qëndruar “duarkryq” dhe ka kërkuar respektimin e kontratës, e cila parashikohet të zgjasë deri në vitin 2026. Në fakt, sipas asaj që shkruajnë mediat, Presidenti De Laurentiis ka propozuar zgjidhjen konsensuale të marrëveshjes, por diçka e tillë nuk është pranuar nga lojtarit.

Mario Rui dëshiron që të luajë për pjesën e mbetur të sezonit, gjithsesi duke njohur karakterin e teknikut Conte, aktivizimi i tij duket i vështirë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb