TIRANË
Ndërsa jashtë parlamentit është krijuar një situatë e nxehtë me deputetët e përjashtuar të opozitës që tentojnë të hyjnë në sallë, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali ka hapur seancën.
Megjithatë edhe brenda sallës, deputetët e opozitës që kanë hyrë në sallë kanë grumbulluar karriget në foltore.
Ka qenë deputeti i PD-së Petrit Doda që ka ndërmarrë aksionin dhe ka goditur disa herë foltoren me dorë.