Jasir Asani do të transferohet në La Liga! Ky është lajmi më i bujshëm i merkatos, lidhur me legjionarët tanë. Mëngjërashi nga Shkupi, i cili ka qenë absolutisht njeriu lider, në kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024 dhe i cili edhe gjatë këtij evropiani, po jep një kontribut të rëndësishëm te skuadra e Sylvinhos, do të transferohet në evropë, në një nga ligat më të rëndësishme dhe më të forta, në La Liga.

Lajmi kishte ditë që qarkullonte, në kampin kuq e zi, aty ku kombëtarja jonë është e grumbulluar, por tashmë gjen konfirmimin edhe të prestigjozes spanjolle “AS”.

Asani ka gjetur akordin me klubin spanjoll Las Palmas. Ai do të largohet nga koreanët e Gwangju, menjëherë pas përfundimit të Euro 2024.

AS raporton gjithashtu se bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare, me përfaqësuesit e Asanit që kanë gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Las Palmasit.

Ky lajm konfirmohet edhe nga mediat në Azi, të cilat pohojnë se Jasir Asani do të largohet nga klubi i Gwangju, menjëherë pas përfundimit të evropianit.

Transferimi i Jasir Asanit në elitën e futbollit iberik, është padyshim një hap shumë i rëndësishëm në karrierën e tij, pasi tashmë ai do të jetë i ekspozuar në vitrinën e ajkës së futbollit evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: