Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte e pranishme në konferencën e përvitshme, të organizuar në Amsterdam në kuadër të “Javës Botërore të Ujit”, me përfaqësues nga politika si dhe specialistë të sektorit të ujit nga të gjitha vendet e botës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Balluku shprehet se zgjidhjet e integruara për menaxhimin e ujit, ishin në qendër të diskutimeve të mbajtura në këtë konferencë, ndërsa shton se zhvilloi edhe një sërë takimesh me specialistë të fushës si dhe aktivistë të rëndësishëm.

“Në AmsterdamIWW Conference, u diskutuan nga aktorët ndërkombëtarë, zgjidhjet e integruara për manaxhimin e ujit, një element jetik, i cili nuk merr asnjëherë vlerën e paçmuar që ka në të vërtetë. Bisedova me specialistë të fushës dhe aktivistë që prej vitesh mbrojnë këtë kauzë globale”, shkruan Balluku.

Më tej, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ndalet edhe tek puna e bërë nga Qeveria Shqiptare sa i takon sektorit të ujit, duke përmendur këtu strategjinë e menaxhimit të ujërave, teksa bën të ditur se po investohet intensivisht për rritjen e kapaciteteve të shërbimit të ujësjellësve në të gjithë vendin.

“Qeveria shqiptare, sot më shumë se kurrë po investon intensivisht në rritjen e kapaciteteve të shërbimit të ujësjellësave në mbarë vendin. Gjithashtu, sot mund të renditemi në vendet që kanë një strategji të qartë për menaxhimin e ujërave, duke përmirësuar dukshëm cilësinë e ambientit ku jetojmë. Veronica Manfredi, për @EU_Commission tha qartë se: shëndeti i ujërave tanë reflekton vlerat e shëndetshme të shoqërisë tonë”, mbyll postimin e saj në rrjetet sociale ministrja Belinda Balluku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: