Lushnja – Kinostudio do të jetë ndeshja hapëse e javës së 9-të të kampionatit të vajzave, që ngre siparin sot në ora 14:00 në stadiumin “Roza Haxhiu”.

Nesër do të luhet edhe fida më interesante e javës Gramshi – Partizani, dy skuadrat që kanë bërë mjaft mirë në këtë sezon. Ndeshja do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” dhe do të transmetohet edhe live në kanalin e RTSH.

Sfidat e tjera të javës do të luhen në fundjavë. Pas barazimit me Teutën, Tirana do të presë Egnatian në shtëpi. Ndeshja do të luhet të shtunën në ora 13:00.

Apolonia do të kërkojë kthesën këtë javë pas humbjes me Vllazninë teksa do të luajë ndeshjen e radhës ndaj ekipit të Laçit në transfertë. Sfida është programuar të luhet ditën e diel në ora 11:00. Sakaq, sfida Vllaznia – Teuta është shtyrë dhe do të luhet në një moment të dytë.

 

Java e 9-të e kampionatit të vajzave

Lushnja – Kinostudio, 12 dhjetor, ora 14:00

Gramshi – Partizani, 13 dhjetor, ora 13:00

Tirana – Egnatia, 14 dhjetor, ora 13:00

Laçi – Apolonia, 15 dhjetor, ora 11:00

Vllaznia – Teuta, e shtyrë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb