Jay-Z kryeson klasifikimin e këngëtareve rap, që kanë fituar më shumë para në 2018. Lajmin e zbulon revista Forbes që ka publikuar klasifikimin vjetor.

Me 76.5 milion dollarë, këngëtari amerikan i sheh të gjitha nga lart, falë të ardhurave të mbledhura nga albumi “4:44” dhe nga turneu botëror së bashku me bashkëshorten Beyonce.

Në vend të dytë Puff Daddy me 64 milion dollarë, të fituara nëpërmjet investimeve të bëra në industrinë e pijeve alkoolike.

Vendi i tretë shkon për Kendrick Laram me 58 milion dollarë të ardhura për 2018.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb