VLORE

Në takimin e bërë me studentët ditën e sotme në Universitetin e Vlorës, kryeministri Edi Rama u përball me “mllefin” e disa prej të rinjve.


Disa zgjodhën të largohen e disa qëndruan aty duke kritikuar kreun e qeverisë.


Një prej studentëve iu drejtua Ramës duke i thënë je mashtruesi më i madh në vend.

“Duke ju parë në sy, të them se je mashtruesi më i madh në këtë vend,” tha studenti.


Rama: Je i madh

Studenti: Kur ishit i aftë t’i mbyllnit gojën Bashës, ça jemi ne studentët. Ju thoni hajde dialogojmë, që të na mbyllni gojën. Këto 8 pika jetike të plotësohen. Nuk negociohet për gjëra jetike, bazë. Nëse ju një nga këto të 8-at e plotësoni, atëherë ulemi flasim. Ne nuk jemi dele, jemi studentë. Më fal se ju jeni i forti në këtë vend, ju jeni i forti këtu. Fëmijët nuk kanë më frikë nga gogolët, kanë frikë nga ju, obobo erdhi Rama. Nuk meritojmë këtë shfaqje të ndyrë. E ke bërë komunizëm këtë vend. Dhe tani dini që kjo është një shfaqje e ndyrë.

Rama: Rrugaçëria nuk është trimëri, të çohesh e ta fyesh tjetrin. Rrugaçëria është rrugaçëri. E para ti mer fjalën dhe thua je mashtrues. Këtë e kam dëgjuar nga ata që dëgjon ti. Ti e quan popullin dele.

Mendoj ndryshe nga aty, edhe ata janë studentë, edhe ata kanë të drejtë të mendojnë ndryshe nga ti. O djalë, çfarë je ti që nuk respekton minimumin jetik të demokracisë.

Më lër të flas unë. Ti akuzon njësoj siç akuzojnë ata që të kanë hedhur trutë e gomarit. Për sa i përket shuarjes së protestës, nuk është qëllimi im. Ka qeveri demokratike që e bëjnë e bëjnë në Francë. Kam parë univeristete që çohen dhe i çojnë të lagur nëpër klasa kur kërkojnë qiqra në hell.

Është kollaj të çohesh dhe të bësh karshillëkun që bën ti, por thjesht i vjen keq pqër ty.

Ti mund të përfundosh më keq se Lul Basha. Po nuk kuptove se zotësia është te argumenti, jam i sigurtë që ty do të shpallë hero Berisha. Unë Lul Bashës nuk i bëra asgjë, thjesht i dhashë mundësinë të bëhet lider.  Ai rrinte në çadër dhe thoshte plotëso pikat se bëhet nami. Unë jam i bindur se ti nuk i di 8 pikat. Çohu dhe numërohu. Ulu, se nuk ke çfarë numëron. Jeta është e gjatë dhe ti do ta kesh më të gjatë se unë. Unë e bëj për ty çun se bëj për veten time. Pse se bëj plotësimin e 8 pikave, se dua të shoh protestën tënde. Mos mendo se populli është dele, se ti nuk je ujk je lepur para popullit. Ujqërit injorantë që thonë se ky popull është dele. Çfarë diktakture është kjo, ajo që ti turpëron veten dhe prindërit e tu. Kjo është përtej demokracisë, që ty të jepet e drejta që të flasësh si e ëma e zeqes në majë të thanës. Ky popull është kaq i zgjuar dhe kaq i mençur, është tërësia jo tek e tek, ju që i thoni popullit dele, jeni ca lepuj që bëni luanin.

Ti di ça mendoj unë dhe ma vë mua në gojë, e di si më dukesh mua ti si ai miu që kishte pirë dhe ishte tapë dhe thoshte ku është ky maçoku se do ta shqyej. Nuk po ta them si mbaron, se unë jam maçoku dhe miu. Unë të them kaq se pikat do të plotëson me ty pa ty, se besoj se janë të drejta, nëse nuk do ishin të drejta nuk do isha këtu. Jua thashë dhe me këtë rast që ta mbyllim po bëj rezymenë.

 (e.f/j.d/BalkanWeb)

Etiketa: