Deputeti i PD-së, Flamur Noka, duke folur në Kuvend teksa po vijonin diskutimet për projektbuxhetin 2025, ka drejtuar akuza ndaj ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu.
“Sa fonde ke planifikuar për te Onkologjiku? Zero ke planifikuar”, iu drejtua Noka, ministres së Shëndetësisë, për të cilën tha se është pa shkollë të mesme.
“Hajdute pa shkollë, diplomën ta ka bërë një patrioti im, je pa shkollë të mesme. Ju jetoni në botë paralele. Harrojeni se do të prekni zgjedhjet, shqiptarët do ua bëjnë zgjidhjen më të lehtë”, tha Noka.