KOSOVE

Gresa dhe Rezarti nuk e kanë nisur mirë lojën në Big Brother Kosova.

Në një video të publikuar së fundmi, Gresa ka zbuluar tensionet mes saj dhe Rezartit, duke treguar disa nga ofendimet që ai i ka thënë.

Në pamjet e publikuara, Gresa përmend se Rezarti e ka kritikuar ashpër, duke e quajtur “aktore të keqe” dhe duke përdorur terma si “Je si Fifi”, “Balenë” dhe “Derre”.

Gresa duket tejet e irrituar me komentet e Rezi, duke shprehur se ato ishin tepër të rënda dhe se brenda 24 orëve ai i kishte thënë të gjitha këto.

Tensioni midis tyre është rritur, dhe duket se marrëdhënia e tyre po përballet me sfida të mëdha që nga fillimi i lojës. Ndërsa vajzat e tjera mundohen ta ngushëllojnë Gresën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: