Kryetari i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka përcjellë me shqetësim votimin e të martës në Parlamentin britanik kundër rezolutës së kryeministres britanike Theresa May për çështjen e Brexit.

Përmes një reagimi të tij në Twitter, Jucker apelon tek Britania e Madhe që të jetësojë atë që ka në plan ta bëjë së shpejti.

”Me keqardhje kam vërejtur rezultatin e votimit të Dhomës së Përfaqësuesve në Britani sa i përket Brexit. I bëj thirrje Britanisë së Madhe të qartësojë planet e saj sa më parë të jetë e mundur. Koha po ikën shpejtë ”, shkruan Juncker.

Britania ka në plan që të largohet nga BE-ja pas 73 ditësh dhe Kryeministrja May ka afat deri të hënën të sjellë një Plan B në Parlament. Por udhëheqësi i Partisë Laburiste të opozitës Jeremy Corbyn, bëri thirrje menjëherë që qeveria aktuale të përballet me një votë mosbesimi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb