Miliarderi Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez, janë me pushime në ishullin e vogël grek Pserimos.

Në një video të shfaqur në emisionin “Happy Day”, Bezos dhe Sanchez shihen duke ecur krah për krah në plazh, ndërsa truprojat e tyre ndodheshin aty pranë.

Themeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, kishte vizituar më herët Mykonos.

Jeff Bezos dhe spikerja e lajmeve Lauren Sanchez dolën publikisht me lidhjen e tyre në vitin 2019 kur miliarderi njoftoi divorcin nga gruaja e tij, Mackenzie. Çifti u fejua në maj të vitit 2023. 53-vjeçari Sanchez tha se kur i dha unazën, çmimi i së cilës i kalonte 2.5 milionë dollarë, asaj për pak i ra të fikët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: