TIRANE

Banorë të Unazës së re i janë bashkuar protestës së opozitës së bashkuar. Në drejtim të tyre, është ish-deputeti Klevis Balliu , i cili vetëm pak ditë më parë u arrestua nga policia, pas përplasjeve në protestë mes banorëve e policisë, por u lirua me masën detyrim paraqitje nga gjykata.

Nën thirrje, ‘Rama ik’, me pankarta e flamuj kombëtar në duar ata mbërritur në sheshin para Partisë Demokratike, për t’u nisur më pas drej Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ bashkë me kryedemokratin Lulzim Basha  ku do të kulmojë protesta e opozitës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb