Të paktën 14 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjes së shkaktuar nga reshjet e dendura në kryeqytetin Sana dhe qytetin Rime të Jemenit.
I ashtuquajturi Guvernatori i Sana-s i lidhur me Huthitë, Hammud Ubad, në deklaratën për televizionin Al-Masirah, tha se si pasojë reshjeve të mbrëmshme kanë humbur jetën 3 persona në një lagje të kryeqytetit.
Ai tregoi se për shkak të reshjeve janë dëmtuar shërbimet e komunikacionit dhe internetit.
Ndërkohë, sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, në distriktet Al Jabin dhe Al Jafariyah të qytetit Raymah kanë humbur jetën 11 persona prej të cilëve 6 gra pasi janë shembur dy shtëpi.
Në përmbytjen më 4 gusht në qytetin Marib në lindje të vendit kishin humbur jetën 17 persona.//AA