JEMEN- Arabia Saudite ka evakuuar diplomatët e saj por edhe ata të huaj nga qyteti jugor i Jemenit, Aden. Media shtetërore e Arabisë Saudite njoftoi se kjo e fundit zhvilloi një operacion të quajtur “Tornado” për të evakuuar diplomatët nga Adeni.

Një lëvizje e tillë vjen pasi edhe sulmet ajrore të natës së tretë, të forcave tw koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite dështuan të ndalojnë avancimin e rebelëve Huthi në qytetin Aden.

Presidenti i Jemenit, Mansur Hadi, është arratisur nga Adeni për në Arabinë Saudite, teksa po afroheshin rebelët, bëjnë të ditur mediat e huaja. Sipas tyre, rebelët Huthi mbështeten nga Irani. Ndërkaq, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti kanë zhvendosur ambasadat e tyre në Aden muajin e kaluar pasi rebelët Huthi pushtuan kryeqytetin e Jemenit, Sanën.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: