Jemeni u shkatërrua nga konflikti që u përshkallëzua në fillim të vitit 2015 kur Huti mori pushtetin e vendit dhe e detyroi presidentin, Abdrabhu Mansour Hadi të largohej nga vendi.

Më shumë se një milion fëmijë në Jemen janë në rrezik urie, tha sot organizata ndërkombëtare joqeveritare “Save the Children”, duke e çuar numrin total të fëmijëve që janë të uritur në atë vend në 5.2 milionë.

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe vlera e reduktuar e monedhës së Jemenit si rezultat i konfliktit ekspozon më shumë familje në rrezikun e pasigurisë në lidhje me ushqimin.

“Miliona fëmijë nuk e dinë se kur dhe nëse ata do të marrin vaktin e ardhshëm”, tha drejtori ekzekutiv i “Save the Children”, Hele Torning Schmidt, raporton BBC.

Jemeni u shkatërrua nga konflikti që u shkallëzua në fillim të vitit 2015 kur Huti mori pushtetin e vendit dhe e detyroi presidentin, Abdrabhu Mansour Hadi të largohej nga vendi.

Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe shtatë shtete të tjera arabe ndërhynë në një përpjekje për të rivendosur qeverinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb