Pauza që solli grumbullimi i kombëtares duhet të ishte një periudhë ku Tirana të rikuperonte energjitë por jo gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve, situata vijon të jetë shqetësuese pasi dy sulmuesit kryesor, Ngoo dhe Dunga nuk janë në formën e duhur fizike, prezenca e tyre përballë Skënderbeut është vënë ndjeshëm në pikëpyetje. Në konferencë për shtyp trajneri Julian Ahmataj është përpjekur të largoj presionin nga ekipi i tij:

Pushimi i Kombëtareve?
“Pushimi na ka shërbyer shumë, por gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken nga jashtë. Paara çdo ndeshje te Tirana krijohet një tullumbace, sikur ne i futëm një shuplakë të rinjve dhe do të bëjmë namin me Skënderbeun. Ne nuk jemi në këtë situatë, shumë lojtarë nuk janë stërvitur, disa lojtarë ishin me kombëtaret. Është stërvitur një pjesë e mirë e grupit që do kontribuojnë dhe do japin maksimumin në ndeshje. Në ndeshje do japim maksimumin dhe pastaj do shohim ku jemi. Asnjë nga ne nuk pretendon që në pak kohë të ndërtojmë një skuadër brilante. Lojtarët do futen në fushë dhe do japin maksimumin”.

Ngo
Ngo

Gjendja e sulmuesve Ngo-Dunga?
“Pikërisht këtë lojtarët do të kenë një kontroll mjekësor. Ata kanë treguar dëshirë për t’u stërvitur edhe pse kishin probleme”.

Si do mbulohet ky problem?
“Jo vetëm në këtë situatë, por edhe në të tjera duhet të krijojmë alternativa në sulm. Nuk duhet të varemi nga një lojtar”.

Skënderbeu?
Në asnjë ndeshje nuk futemi për të barazuar. Hyjmë në këtë ndeshje vetëm për të fituar. Ky është objektivi që ka pasur, ka dhe do të ketë ky klub. Nuk ka justifikime për rezultatet. Për rezultatet mbaj vetëm unë përgjegjësi, jo futbollistët. Ata duhet të japin maksimumin në fushë, këtë duhet të bëjnë. Përgjegjësia e rezultatete duhet të hiqet nga ata, pasi rrit presonin”.

Përmirësim?
“Kemi shumë nevojë për përmirësim. Kjo nuk vjen as me fjalë, as me media, por me punë. Ne jemi shtruar në punë dhe po punojmë fortë”.

Hasani?
“Hasani ka bërë shumë mirë në linjën e parë të sulmit, në ndeshjet që ka luajtur. Është një golashënues i mirëfilltë i kampionatit shqiptar dhe mund të na ndihmojë”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb