Në takimin me të rinjtë socialistë të qytetit të Durrësit, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek puna e institucioneve të drejtësisë duke thënë se për herë të parë në histori vendosen para ligjit zyrtarë të lartë të lidhur me pushtetin. Sa u takon kritikave të kundërshtarëve politikë, Rama tha se PS është kryelartë që drejtësia po bën punën e vet.

“Prandaj gjithë përpjekjet që bëjnë kundërshtarët dhe ata që bëjnë papagallin e tyre.. Po Lulin e keni dëgjuar kur thotë “Ku i ke shokët Rame?” Është i madh fare, vetë tek pull si makinë policie pa sirenë. Sa qesharakë që janë, mendojnë se duke u thënë shqiptarëve se sa veta janë në burg, shqiptarët do mendojnë që ky është një fakt që ne do ulim kokën, në fakt është e kundërta. Ne jemi kryelartë që populli të shikojë këtë që nuk e ka parë kurrë në histori, që drejtësia të bëjë punën e vet”, tha Rama.

Lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Rama tha se “kemi pësuar gjithmonë presionin shtypës të tjerëve më të mëdhenj se ne”. “Kemi kaluar nga një perandori, në një monarki dhe s kemi pasur mundësi që të zgjedhim.

“Për shkak se ne nuk kemi qenë asnjëherë dot aty ku kemi dashur të jemi kemi pasur vështirësi dhe tmerre që kanë kaluar prindërit tanë. Sot mund të kurorëzojmë atë që është zgjedhja e lirë e shqiptarëve “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” kjo është mundësi e shqiptarëve që të vendosin me zgjedhje të lirë se ku do të jenë.

Pozicionimi në BE bën që disa gjëra shumë të thjeshta në dukje, por jo aq të lehta për të qenë të garantuara. Të jenë të garantuara një herë e mirë pavarësisht se kush qeverisë në Tiranë.

BE na siguron të drejtën para ligjit. Për herë të parë të lidhurit me pushtetin gjykohen nga drejtësia e pavarur, jo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në histori. Po të mos ishte kjo parti dhe ky vizion i joni për ta bërë Shqipërinë pjesë të BE, këtu kjo gjë nuk do të ndodhte kurrë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb