Lëvizja nacionaliste e ekstremit të djathtë dëshiron të krijojë një grup të ri në Parlamentin Evropian. Por ajo ka nevojë për të paktën shtatë shtete anëtare në bord.

Chega, partia e ekstremit të djathtë portugez, i është bashkuar “Patriotëve për Evropën”, aleancën e re nacionaliste të nisur nga kryeministri hungarez Viktor Orbán.

“Presidenti i Chega-s njoftoi qëllimin e tyre për të qenë pjesë e këtij koalicioni sovranist,” tha zëdhënësi i Orban të hënën, duke njoftuar lajmin.

Përpara konfirmimit, André Ventura i Chega-s e kishte përshkruar themelimin e lëvizjes si një “mundësi historike” për të ndërtuar një “alternativë” politike dhe për të bashkuar të djathtën.

“Ky grup është kundër Ursula von der Leyen dhe António Costa,” tha Ventura, duke iu referuar votës negative të Orbanit gjatë marrëveshjes së javës së kaluar për postet kryesore të BE-së .

Pas ditësh spekulimesh, formimi i “Patriotëve për Evropën” u njoftua të dielën nga lideri hungarez, i rrethuar nga Andrej Babiš, ish-kryeministri i Çekisë dhe Herbert Kickl, lideri i Partisë së Lirisë (FPÖ) të ekstremit të djathtë të Austrisë.

“Ajo që evropianët duan janë tre gjëra: paqja, rendi dhe zhvillimi,” tha Orbán në prezantimin e nismës në Vjenë. “Dhe ajo që ata po marrin nga elita në Bruksel sot është lufta, migrimi dhe stanjacioni.”

Aleanca synon të maksimizojë ndikimin e saj duke ngritur një grup të ri në Parlamentin Evropian. Por kjo kërkon një minimum prej 23 eurodeputetësh nga të paktën shtatë shtete anëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb