Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh për mikrofonin e News24 nga tubimi i opozitës në sheshin Wilson se kjo protestë është një betejë pa kthim.
Ai theksoi se vetëm mosbindja civile dhe protestat janë mjeti për largimin e “regjimit”.
Blushi u shpreh se protestuesit nuk kanë kryer asnjë veprim në shkelje të ligjit, por janë përballur me dhunë nga forcat e policisë.
“Kjo është një betejë pa kthim, protestat sapo kanë filluar. Vetëm mosbindja civile dhe protestat janë mjete për shporrjen e këtij regjimi. Asnjë protestues nuk ka shkelur asnjë lule, kjo ishte dhunë e policisë. Policia nuk arreston bandat, por ushtron dhunë kriminale ndaj qytetarëve. Ky regjim është në grahmat e fundit”, u shpreh ai.