Endri Shabani nga Nisma Thurje, ka reaguar në lidhje me një deklaratë të dhënë mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Log.” në News24, nga ish- kreu i PD Lulzim Basha

Basha u shpreh se është në një fazë të avancuar të diskutimeve për bashkëpunim në zgjedhjet e 2025, me Nismën Thurje dhe me aktorë të tjerë politikë.

“Me Shabanin dhe aktorë të tjerë politikë jemi në fazë të avancuar të diskutimit të bashkëpunimit elektoral në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ka individë që kanë dhënë kontribut në kohë të vështira të Shqipërisë dhe besojnë se vendit nuk mund ti mohohet një alternative e vërtetë dhe të mbetet në kafazin e zotit Rama dhe kë ai do të ketë përballë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha.

Shabani, në një postim në rrjetet sociale, hodhi poshtë deklaratën e Bashës, duke u shprehur se diçka e tillë ka zero shanse të ndodhë.

“Ka zero shanse që unë apo Nisma Thurje të jemi bashkë me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2025-ës. Pikë”, shkruan Shabani në postimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb