Kryeministri Edi Rama tha se pavarësisht se qeveria aktualisht është në konflikt të hapur me presidentin, sërish falënderon dhe është në krah të të gjithë atyre që ndihmojnë njerëzit në nevojë në këto ditë të vështira.

Rama u shpreh se mbështesin çdo iniciativë ndihme ndaj njerëzve në nevojë si të presidentit Meta, ashtu edhe të kreut të opozitës Basha.

“Me presidentin jemi në konflikt të hapur. Por ne jemi me të gjithë ata që duan të ndihmojnë njerëzit. Kjo sepse kjo është një tragjedi që ka prekur të gjithë njerëzit. Pavarësisht se jemi në konflikt me presidentin, ne prapë bashkëpunojmë me këdo që është me njerëzit në këto momente të vështira”, deklaroi Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: