Analisti Fitim Zekthi në emisionin “Open” në News24 tha se opozita nuk po gjen dot modusin e duhur për të mobilizuar qytetarët.

Zekthi tha se opozita synon rrëzimin e Qeverisë, por duhet të jetë koherente. Në këtë kuadër, Zekthi tha se vjet opozita nuk ishte fare në Kuvend, ishte në revolucion, ndërsa sot thotë kemi vajtur për të bërë transparencë.

“Kemi një opozitë jo koherente, nuk ka një linjë të qartë, nuk ka mesazhe që kuptohen”, tha Zekthi.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se ne jemi në mosbindje civile, nuk kemi mesazhe duale, por çështja e buxhetit është themelore qoftë kur je në pushtet, qoftë kur je në opozitë.

“Rama e paraqiti si buxhetin e begatisë së shqiptarëve, ndërsa ne shkuam në Kuvend dhe i faktuam se ky është buxheti i enturazhit të Edi Ramës dhe mafies”, tha Noka.

Analisti Zekthi duke replikuar me deputetin demokrat tha se “në të gjithë Botën politikanët nuk kanë prevalencë ndaj gazetarëve, analistëve”.  Sipas Zekthit, politikanët rrinë me modesti përballë publikut. “Mos u sillni me gazetarët si Edi Rama, po e bën njëlloj”, tha Zekthi, ndërsa Noka më parë kërkoi nga analisti që të mos ndërhynte kur ai fliste, mos bënte komente, por thjesht të pyeste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: