Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në Kuvendin e Kosovës, ku u zhvillua takimi mes dy parlamenteve. Rama tha se Shqipëria dhe Kosova janë një komb që flet një gjuhë aq të vjetër sa gjeneza e perëndimit. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se objektivat e përbashkëta mbeten integrimi në BE dhe NATO.
“Teksa një vit po ikën dhe një vit tjetër i ri po vjen, kanë kaluar pak më shumë se 10 vjet që kur kisha nderin t’i adresohem kësaj salle si kryeministër i sapozgjedhur i Shqipërisë. 10 vite janë shumë pak në jetën e një kombi por janë shumë në jetën e një individi. Kjo dekadë ka qenë vendimtare për ne, në anë tjetër të Bjeshkëve në Shqipëri, 10 vite të një kthese të madhe ku nuk kanë munguar as dhimbjet e fatkeqësive natyrore, përmbytje tërmeti shkatërrimtar e një pandemi globale. Kur përjetoj sot habinë e miqve nga transformimi i Shqipëri së themi ia ka vlejtur çdo sakrificë Para pak kohësh erdhi në Tiranë misioni i vlerësimit i NATO-s që të vlerësonin nëse kishim infrastrukturën dhe logjistikën të mbanim samitin. Vetëm për presidentin e SHBA mbërrijnë një mijë vetë. Përshtypjet ishin të jashtëzakonshme.
Vitin e ardhshëm presim të shpallemi vendi mikpritës i samitit të BE. Në 2027 është edhe viti i lënë si synim për përmbylljen e negociatave në BE. Edhe kjo një ngjitje e paimagjinueshme drejt majës që më parë nuk e shihnim dot. Shqipëria ishte një dele gjysmë e zezë e gjysme gri që askush nuk e merrte seriozisht jashtë kufijve.
Në 2024, president Ibrahim Rugova tha diçka edhe për ne sot duke na kujtuar se: citoj “Objektivat e përbashkëta janë integrimi në BE, NATO dhe miqësi permanente me SHBA. E themi me bindje se shqiptarët sot janë në rrugë të progresit, populli me dinamik dhe kanë shansin historik të hyjnë me vlerat e tyre në familjen e madhe të BE”.
Këto fjalë janë gjithçka na duhet dhe na mjafton për të mos humbur nga sytë objektivin historik për bashkimin me BE dhe mos hequr nga mendja se këtë shans shqiptarët mund të shfrytëzojmë me sukses vetëm si trimi i mirë me shokë shumë. Jemi një komb që flet një gjuhë aq të vjetër sa gjeneza e Perëndimit”, tha Rama.
(BalkanWeb)