Angli po bëhet gati për sfidën e madhe atë ndaj Spanjës, për finalen e Euro 2024. Padyshim tifozët anglezë presin trofeun e munguar prej 58 vitesh në ishull. Vëmendja kryesore është e përqendruar tek sulmuesi kryesor dhe kapiteni i kësaj skuadre, Harry Kane. Në prag të kësaj përballje ai u shpreh: Unë dua gjithmonë të jap maksimumin në çdo sfidë. Jemi një skuadër e bashkuar, jemi të gjithë për një qëllim. Unë dëshiroj të jap gjithmonë shembullin pozitiv, u shpreh kapiteni Kane.
Më pas ai foli edhe për festën e golit të kualifikimit në finale nga ana e Ollie Watkins. “Me thënë të drejtën nuk e mbaj mend se çfarë i thashë në momentin e festimit të golit. Watkins bëri vërtet shumë mirë, në ato 10 minuta kur u aktivizua, pasi nuk është e thjesht kur futesh në lojë nga stoli”, theksoi Kane.