Shqipëria do të bëjë pa shërbimet e Elsi Hysaj ndaj Anglisë, për shkak dëmtimi. Mbrojtësi kuqezi ka dhënë mendimin e tij për faqen e UEFA.com, para sfidës kualifikuese të Botërorit ndaj “3 luanëve”.
“Wembley është lloji i stadiumit që lejon një lojtar të përjetojë të gjitha emocionet më të bukura që ekzistojnë. Ne jemi përmirësuar shumë dhe besoj se të gjithë lojtarët tanë e kanë mendjen te Kupa e Botës”, tha Hysaj.