Një banesë në Fushë Milot ka rënë pre e grabitësve. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar. Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e Taf Shabanit, ku ndodhej vetëm e zonja e shtëpisë.


Pasi janë prezantuar si shokët e djalit të saj që jetonte në Itali, njeri prej tyre ka mbjatur me muhabet zonjën, ndërsa tjetri ka hyrë në katin e dyte të banesës duke zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë dhe më pas i kanë marrë bashkë me disa sende me vlerë janë larguar. Sipas zonjës se shtëpisë personat ishin tre dhe nuk i njihte, pasi ka probleme me shikimin.


Fill pas largimit të tyre e moshuara ka vënë re se ishte grabitur, ndërsa ka njoftuar bashkëshortin dhe policinë e Kurbinit. Nga dëshmia e të zotit të shtëpisë Taf Shabanit, thuhet se grabitësit kanë arritur të marrin një vlerë të madhe lekësh. Aktualisht policia po heton për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb