KAVAJË

Zbardhen detaje të reja nga krimi i dyfishtë që tronditi këtë mesditë Kavajën dhe mbarë vendin, teksa 48-vjeçari Bilbil Shirja dogji bashkëshorten 45-vjeçare, Fëllënxa Shirja, brenda makinës dhe më pas vari veten në një pemë aty pranë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb” dëshmi nga vendngjarja, ku komshinjtë e çiftit shprehen e ata ishin njerëz familjarë, të rregullt dhe besimtarë, që faleshin rregullisht në xhami. Njëri prej komshinjve thekson për gazetaren Haxhiaj se “takoheshim çdo ditë dhe nuk më kishte shfaqur asnjëherë asnjë lloj problemi”.

Ndërkohë, dy komshinj të tjerë të çiftit të ndjerë shprehen se “jemi të pikëlluar nga kjo ngjarje. Jemi shokuar për këtë, ne kishim mësuar që kishin 2-3 muaj në proces divorci. E dimë që janë besimtarë, por edhe Zoti nuk ja fal atë që bëri atij njeriu, që dogji gruan në automjet. Për ne si banorë të fshatit është i pajustifikuar veprimi i Bilbili”.

Krimi i dyfishtë ka ndodhur në një pyll, ku nuk kishte asnjë banesë, ku Bilbil Shirja ka djegur makinën me gruan brenda dhe 10 metra më larg është varur. Ai është gjetur nga policia vetëm me mbathje, ndërsa në trupin e gruas nuk janë gjetur shenja dhune, çka tregon se ajo është djegur e gjallë brenda mjetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb