SHBA
“Jemi të vetëm në Univers?” Astronomët e University College të Londrës sapo kanë botuar një publikim në revistën Nature Astronomy, që mund të ndryshojë përgjithmonë kuptimin që kemi për Tokën, sistemin diellor dhe Universin.
Shkencëtarët kanë verifikuar në fakt se në një planet të zbuluar në 2015 nga teleskopi Kepler i NASA, i quajtur në mënyrë aspak romantike K2-18, janë gjetur molekula uji. Jo vetëm, por planeti me masën 8 herë më të madhe se Toka, është edhe i vetmi përtej sistemit diellor që ka temperatura që mundësojnë jetën dhe është 110 vite drite larg Tokës shkruan Tgcom24.
Për autorët e hulumtimit është ende herët për të kuptuar strukturën e brendshme dhe atmosferën e planetit, praninë e reve, apo mundësinë e jetës sado në hallkat e saj fillestare, por për shkencëtarët ky është fillimi i një kapitulli të ri për astronominë.
“Tani e në vazhdim do të jetë më e lehtë për të zbuluar planete të tjerë të ngjashëm me Tokën që janë potencialisht të aftë për të zhvilluar jetën. Deri më sot janë zbuluar mbi 4 mijë planete ekstrasolarë, por ne nuk dimë shumë për përbërjen dhe natyrën e tyre. Por ky planet duket potencialisht i përshtatshëm për forma jete, edhe pse të ndryshme nga qeniet njerëzore”, pohoi Giovanna Tinetti, një nga zbulueset.
Sipas ekipit londinez, ky është zbulimi i parë i një serie planetësh me kushte të përshtatshme për të rikrijuar jetën dhe pse jo, një kolonizim të ardhshëm të njeriut.
(BalkanWeb)