Deputetja Rudina Hajdari i është përgjigjur ashpër kryeministrin Edi Rama, i cili sulmoi nga foltorja e Kuvendit deputetët e opozitës së re.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, me po të njëjtën gjuhë të ashpër, Hajdari shkruan se Rama nuk mund ta mbulojë paaftësinë e tij dhe tragjedinë që po kalojnë familjet në Durrës, Thumanë, Lezhë, Laç e Tiranë me arrogancë e dhunë.

“Arrogant me qytetarët, arrogant me bashkëpunëtorët, arrogant me opozitën në Parlament, e cila i kërkon llogari. Arroganca është maska e paaftësisë, maskë e cila është çjerrë nga tërmeti.

Z. Rama, nuk mund ta mbulosh dot paaftësinë tënde dhe tragjedinë që po kalojnë familjet në Durrës, Thumanë, Lezhë, Laç e Tiranë me arrogancë e dhunë. Nuk mund ta mbulosh dot as duke u fshehur mbas Lulzim Bashës të cilin sot e thërret për bashkëpunim. Nuk i fshiheni dot popullit”, shkruan Hajdari.

Çfarë tha Rama në Kuvend

“Po pati mundësi këto muhabetet e rrugës i lini jashtë këtij vendi. Mos hajdeni këtu edhe të na bëni si më të zotë se ata. Se nuk jeni më të zotë se ata. Shumica prej jush nuk dinë të flasin. Shumica prej jush kanë problem me vendosjen e kallëzuesit në vendin e duhur. Ju jeni pasojat e tërmetit të opozitës. Ra opozita, gërmadhat jeni ju. Mbajeni me nderë këtë karrige në Parlament, shtrëngojeni dhe mbajeni me nderë, mos u bëni më keq se ata që ikën, se ata flisnin më mirë se ju. Mos hajdeni këtu të thoni vodhi, s’vodhi.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb