U ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Kilit, e vlefshme për vendin e tretë të Copa America në fillim të qershorit dhe më pas kritikoi ashpër Konfederatën e Amerikës së Jugut, ndaj kjo e fundit ka ndëshkuar Lionel Mesin me 3 muaj përjashtim nga Kombëtarja e Argjentinës.

Mesi u ndëshkua me të kuq pas zënkës me Gari Medel, ndërsa më pas shpërtheu në polemika. “Na ka ardhur në majë të hundës nga ky korrupsion, nga këta arbitra që shkatërrojnë spektaklin. Ne nuk mund të jemi pjesë e këtij korrupsioni dhe e kësaj mungese të madhe të respektit”, tha Mesi asokohe.

Fbl Copa America 2019 Arg Chi
Fbl Copa America 2019 Arg Chi

Konfederata amerikano-jugore (Conmebol), vendosi kështu që të hapë një çështje ndaj sulmuesit të Barcelonës dhe e ndëshkoi me 3 muaj pezullim nga Argjentina dhe 50 mijë dollarë gjobë. Kapiteni i Albiceletes do të rigjejë kombëtaren në nëntor dhe do të jetë i gatshëm për nisjen e kualifikuese për në Kupën e Botës Katar 2022, që do të nisin në mars. Përjashtim bën vetëm ndeshja e parë, pasi është në fuqi kartoni i kuq.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: