Një ditë pasi Rezarta Shkurta replikoi me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili quajti burrin e saj një trafikant, që kaloi shumë pak kohë në burg për trafik kokaine, një tjetër debat ka shpërthyer sot.

Ishte Shkëlzen Berisha që në profilin e tij në “Facebook” shkroi: “Pas të akuzuarit për trafik droge (Tahirit), pas mikut të trafikantit të drogës (Ballës), radhën për të “kënduar” para gjykatës do e ketë partnerja e trafikantit të drogës”, ishte reagimi i djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas akuzës që këngëtarja i bëri një ditë më parë.

Këtij reagimi i është kundërpërgjigjur sërish bashkëshortja e Ermal Hoxhës, e cila shprehet se nuk i trembet gjykatave, që kanë lënë të lirë “pseudo demokratët”. Ajo madje thotë se ata janë “të përlyer me krim nga koka te këmbët”.

“Jam e lumtur që të paska djegur kaq shumë more Shkëlzen Berisha. Nuk i tremben gjykatave të cilët ju kanë lënë të lirë ju pseudo “demokratëve” sepse vetëm demokraci nuk keni sjellë, por jeni të përlyer me gjak nga koka te këmbët. I trembem vetëm gjykimit të Zotit dhe fatkeqësisht për ty, aty s’mund të korruptosh”, shkruan Rezarta në postimin e saj në “Instastory”.

Një ditë më parë, këngëtarja iu përgjigj një postimi të bërë nga ish-kryeministri  Sali Berisha, i cili kishte etiketuar bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha.

Rezarta shkruante se Sali Berisha nuk duhej të merrej me nipin e Enver Hoxhës, ndërsa tha se djali i ish-kryeministrit “ka vrarë njerëz në Gërdec dhe s’ka bërë një ditë burg”.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb